Ndërlidhjet

Komentet e Rafsanjanit për Sirinë “janë shtrembëruar”


Ish-presidenti i Iranit, Akbar Hashemi Rafsanjani.
Ish-presidenti i Iranit, Akbar Hashemi Rafsanjani.
Irani ka mohuar se ish-presidenti Akbar Hashemi Rafsanjani ka akuzuar Damaskun për përdorim të armëve kimike në konfliktin civil të Sirisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Marzieh Afkham, ka thënë se deklaratat e Rafsanjanit janë “shtrembëruar”.

Një agjenci gjysmë-zyrtare e lajmeve në Iran ka cituar të dielën Rafsanjanin të ketë thënë se “populli sirian ka qenë shënjestër e një sulmi kimik nga qeveria e tij dhe tani duhet të presë një sulm tjetër nga të huajt”.

Por, agjencia Labor shumë shpejt ka lëshuar një version të ri, duke cituar Rafsanjanin të ketë thënë se “populli sirian, në njërën anë, është cak i një sulmi kimik dhe tani duhet të presë një sulm nga të huajt”.

Qëndrim i Teheranit zyrtar është se rebelët janë përgjegjës për sulmin kimik të 21 gushtit, i cili ka ndodhur pranë Damaskut.
XS
SM
MD
LG