Ndërlidhjet

logo-print

Nyad realizon “udhëtimin historik” me not


Diana Nyad

Diana Nyad

Amerikania Diana Nyad ka notuar me sukses nga Kuba në Floridë, duke u bërë personi i parë që bën udhëtimin e tillë pa përdorur kafazin për mbrojtje nga peshkaqenët.

Nyad, 64 vjeçe, është nisur nga Havana të shtunën në mëngjes, për të arritur të hënën në një plazh të Key West-it.

Ajo ka notuar me një kostum special, për mbrojtje nga sulmet helmuese të kandilave të detit, të cilat vitin e kaluar e kanë detyruar të ndërpresë përpjekjet për një udhëtim të ngjashëm.

Susie Maroney, nga Australia, me sukses ka notuar në të njëjtën distancë në vitin 1997, por duke shfrytëzuar një kafaz për mbrojtje nga peshkaqenët.
XS
SM
MD
LG