Ndërlidhjet

Rusi: U tërhiqet vërejtja shtetasve për ekstradim në SHBA


Pamje nga qendra e Moskës
Pamje nga qendra e Moskës
Rusia u ka tërhequr vërejtjen shtetasve të vet, që kërkohen nga Shtetet e Bashkuara, që të mos i vizitojnë vendet, të cilat kanë marrëveshje ekstradimi me SHBA-të.

Ministria e jashtme e Rusisë, i ka këshilluar banorët, mbrëmë vonë, që “burgosjet e shtetasve rusë në disa vende të ndryshme, me kërkesë të agjencive për zbatim të ligjit të Shteteve të Bashkuara, për qëllimin e ekstradimit të tyre dhe ndjekjes në Shtetet e Bashkuara, janë bërë gjë e shpeshtë”.

Mëtutje është thënë se shtetasit rusë “në fakt ishin rrëmbyer” dhe se procedurat juridike kundër tyre ishin “me karakter të njëanshëm, të bazuara në dëshmi të dobëta, dhe qartaz të drejtuara kah dënimi”.

Çështja e ekstradimit shpeshherë ka shkaktuar tensione ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit.

Mospajtimet veçanërisht ishin të ashpra gjatë muajve të fundit lidhur me rastin e ish-kontraktorit amerikan të inteligjencës, Edward Snowde, i cili këkrohet nga Shtetet e Bashkuara, për akuza për spiunim, por atij i është dhënë azil në Rusi.
XS
SM
MD
LG