Ndërlidhjet

Lopez rikthehet në jurinë e "American Idol"


Aktorja dhe këngëtarja amerikane, Jennifer Lopez (Ilustrim)
Aktorja dhe këngëtarja amerikane, Jennifer Lopez (Ilustrim)
Agjencia e lajmeve, Associated Press, raporton se emisioni për gjetjen e talenteve të reja, “American Idol” beson që në sezonin e ri të saj, juria e përbërë prej Jennifer Lopez, Harry Connick Jr. dhe Keith Urban do të pëlqehen më shumë nga shikuesit se sa divat amerikane, Mariah Carey dhe Nicki Minaj të cilat në sezonin e fundit kanë pasur përballje të ashpër me njëra tjetren.

Televizioni Fox që e transmeton “American idol” ka njoftuar të martën se ka shtuar Lopez dhe Connick Jr si anëtarë të jurisë për sezonin e 13-të.

“American Idol” deri më tash ka zbuluar talente të reja që janë kthyer në yje të njohura të muzikës si Kelly Clarkson, Carrie Underwood dhe Jennifer Hudson.

Mirëpo, fituesit e viteve të fundit nuk kanë arritur sukses të njejtë si fituesit e viteve të mëparshme.
XS
SM
MD
LG