Ndërlidhjet

Armenia ose me Rusinë, ose me BE-në


Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius.
Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius.
Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se vendimi i Armenisë për t’iu bashkuar Unionit Doganor, të udhëhequr nga Rusia, mund të kërcënojë shanset e saj për të nënshkruar Marrëveshjen e Asociimit me bllokun.

Linas Linkevicius, ministër i Jashtëm i Lituanisë – kryesueses aktuale të BE-së – ka thënë se blloku respekton vendimin e Jerevanit për t’iu bashkuar organizatës së Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit, por ka paralajmëruar se Armenia “nuk mund të anëtarësohet në të dyja organizatat në të njëjtën kohë”.

Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian, ka bërë publik lajmin pas takimit të djeshëm në Moskë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ai po ashtu është zotuar se do të vazhdojë dialogun me “strukturat evropiane”, por nuk ka përmendur Marrëveshjen e Asociimit me BE-në.
XS
SM
MD
LG