Ndërlidhjet

Sulmohen dy familje shiite, vriten 16 persona


Irak
Irak
Persona të armatosur kanë sulmuar dy familje shiite në jug të Bagdadit, duke vrarë 16 persona.

Sulmi ka ndodhur në qytetin Latifja.

Gjashtë fëmijë, pesë gra dhe pesë burra janë vrarë, ndërsa nëntë persona të tjerë janë plagosur.

Përgjegjësinë për sulmin që ka ndodhur në një lagje me shumicë sunite, nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Rritja e dhunës midis pakicës sunite dhe shiitëve në Irak ka ngjallur frikë për rikthimin e luftës sekatare, e cila ka përfshirë vendin pas pushtimit amerikan më 2003 dhe ka arritur kulmin më 2006-07.
XS
SM
MD
LG