Ndërlidhjet

Vriten gjashtë kryengritës në Pakistan


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një sulm që besohet se është kryer nga aeroplanët amerikan pa ekupiazh raportohet se ka vrarë së paku gjashtë militantë në zonën klanore të banuar nga komuniteti Pashtun në Pakistan, afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët për siguri të Pakistanit kanë thënë se dy raketa janë hedhur në mëngjesin e së premtës në një zonë të fshatit, Dargah Mandi në Wazirstanin verior.

Zyrtarët e sigurisë kanë thënë se të gjithë të vrarët kanë qenë kryengritës.

Zona ku është kryer sulmi njohet si një prej rajoneve që kontrollohen nga rrjeti Haqqani, që rregullisht sulmon forcat amerikane në Afganistan nga vendet ku fshehen në malet e Pakistanit.

Pakistani i kundërshton sulmet amerikane me aeroplan pa pilot, të cilat i vlerëson si shkelje e sovranitetit të saj.

Analistët thonë se SHBA-të e kanë reduktuar përdorimin e tyre gjatë viteve të fundit.

Gjatë këtij viti, deri më tash raportohet se janë kryer vetëm 20 sulme të tilla.
XS
SM
MD
LG