Ndërlidhjet

Zardari jep dorëheqjen


Asif Ali Zardari

Asif Ali Zardari

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, ka dhënë dorëheqje pas përfundimit të mandatit pesëvjeçar, duke u bërë kështu presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike që shërben një mandat të plotë.

Largimi i tij nga zyra, me nderime të larta, ka qenë një kontrast i dukshëm nga largimi i kryetarëve të mëparshëm, të cilët janë përmbysur, janë detyruar të mërgojnë, janë arrestuar ose edhe varur.

Jahangir Badar, njëri nga ndihmësit më të afërt të Zardarit, ka thënë se “kjo është një arritje e madhe, që tregon se demokracia po lëshon rrënjë në Pakistan”.

Zardarin do ta pasojë Jahangir Badar, i cili do të betohet të hënën.
XS
SM
MD
LG