Ndërlidhjet

Faizi: Nuk ka luftë civile në Afganistan


Një ushtar amerikan qëndron në vendin ku ka ndodhur një sulm vetvrasës me veturë-bombë në Lashkar Gah,Afganistan, 28 gusht 2013

Një ushtar amerikan qëndron në vendin ku ka ndodhur një sulm vetvrasës me veturë-bombë në Lashkar Gah,Afganistan, 28 gusht 2013

Zëdhënësi i presidentit afgan, Aimal Faizi, i ka hedhur poshtë komentet e bëra prej përfaqësuesit special të SHBA-ve për Afganistanin dhe Pakistanin, James Dobbins i cili ka thënë se “në Afganistan po ndodhë luftë civile”.

Faizi, përmes një deklarate ka thënë se nëse vërtetë në Afganistan po ndodhë luftë civile kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara nuk paskan qenë duke e luftuar terrorizmin, por një luftë civile.

Faizi ka shtuar se një luftë civile “nuk do ta kishte nevojën e përfshirjes ushtarake amerikane në Afganistan”.

Ai më tej ka shtuar se Afganistani është viktimë e terrorizmit dhe se arsyeja e pranisë së SHBA-ve dhe NATO-s në këtë vend i mandatuar nga OKB është vetëm për të luftuar terrorizmim.

Javën e kaluar, duke folur për Zërin e Amerikës, Dobbins ka thënë, “Atje, në Afganistan, tashmë po ndodhë luftë civile”.
XS
SM
MD
LG