Ndërlidhjet

Koretë pajtohen për rihapjen e parkut industrial


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Koreja e Veriut dhe ajo Jugore janë pajtuar për të rihapur një park industrial për një kohë provuese, duke filluar nga e hëna.

Njoftimi është bërë i ditur nga ministria e bashkimit të Koresë Jugore të mërkurën.

Zona industrial gjendet pak kilometra në brendi të Koresë së Veriut ndërsa ai ishte mbyllur kur Koreja komuniste tërhoqi 53 punonjësit e saj nga parku për shkak të tensioneve që u nisën në mes të dy shteteve në fillim të këtij viti.

Parku ka për qëllim që të tërheqë investitorë të huaj, njofton ministria e bashkimit e Koresë Jugore.
XS
SM
MD
LG