Ndërlidhjet

logo-print

Kufiri me Maqedoninë do zhbllokohet çdo dy orë nga 30 minuta


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Shoqata “Makamtrans”, e cila e ka bllokuar kufirin, në Bllacë ka kumtuar se në shenjë të vullnetit të mirë do e zhbllokojë rrugën për atomjetet nga 30 minuta në çdo dy orë deri në zgjidhjen e tërësishme.

Përfaqësuesja e shoqatës së transportuesve të Maqedonisë, Biljana Muratovska thotë se ky vendim është marë pas sinjaleve pozitive nga politikanët se mund të zgjidhet problemi mes Prishtinës dhe Shkupit rreth këmbimit tregtarë.

“Në shenjë të vullnetit të mirë sot kemi vendosur të bëjmë lëshime të vogla. Derisa politikanët e njërës dhe anës tjetër negociojnë, ne do të debllokojmë akset rrugore për kalimin e atomjeteve nga 30 minuta çdo dy orë, me qëllim që të ulet tensioni i krijuar' ka bërë të ditur për Evropën e Lirë përfasuesja e Shoqatës së Transportuesve të Maqedonisë Biljana Muratovska
XS
SM
MD
LG