Ndërlidhjet

Protesta masive anti-qeveritare në Poloni


Kryeministri polak, Donald Tusk (Ilustrim)
Kryeministri polak, Donald Tusk (Ilustrim)
Dhjetëra mijëra sindikalistë polakë kanë protestuar të shtunën në kryeqytetin e këtij vendi, demonstratë kjo që e finalizon marshin protestues katër ditor kundër qeverisë çdo herë e më shumë të kritikuar të qendrës së djathtë.

Protesta siç raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP, reflekton dëshpërimin e përhapur të polakët për rënien ekonomike që është krijuar si rezultat i krizës në eurozonë.

Paknaqësitë kanë filluar të shtohen derisa popullariteti i qeverisë ka shënuar rënie rekorde që prej se në pushtet ka ardhë kryeministri aktual, Donald Tusk në vitin 2007.

Që prej lindjes së diellit, qindra autobusë me protestuesë e kanë vërshuar Varshavën.

Udhëheqësi i sindikalistëve ka deklaruar se demonstratës t’i bashkohen 100 mijë pjesëtarët e organizatës, derisa edhe dy sindikata të tjera pritet t’i bashkohen protestës, të shtunën.

Protestuesit e kanë përkrahjen e shumicës së polakëve sipas një sondazhi të publikuar nga “MillëardBroën”, sondazh ky i cili thotë se 59 % e të anketuarve janë shprehur pro demonstratës, derisa 31 % kanë qenë kundër.
XS
SM
MD
LG