Ndërlidhjet

"Costa Concordia" vendoset në pozicionin vertikal


Itali, 16 shtator 2013.
Itali, 16 shtator 2013.
Ekipet në Itali kanë vendosur anijen e përmbytur “Costa Concordia” në pozicionin vertikal.

Në operacionin që ka zgjatur 19 orë dhe ka përfunduar herët në mëngjes, inxhinierët kanë përdorur kabllo dhe kuti metalike të mbushura me ujë për të rrotulluar anijen mbi 114 mijë tonëshe, e cila është përmbytur 20 muaj më parë.

Inxhinierët kurrë më parë nuk kanë provuar të ngrenë një anije kaq të madhe.

Ata tani do të vendosin kuti të tjera me ujë për të balancuar anijen dhe për ta stabilizuar atë.

Tridhjetedy njerëz kanë humbur jetën kur anija 290-metërshe ka goditur gurët në ishullin Tuscan të Italisë, në janar të vitit 2012.
XS
SM
MD
LG