Një seri sulmesh në Irak kanë vrarë së paku 29 persona.
Sulmi më i rëndë është realizuar në kryeqytetin Bagdad, mbrëmjën e së martës.
Zyrtarët e sigurisë në këtë vend kanë thënë se sulmet me bomba e kanë pasur si cak një treg dhe lagjet në qendër dhe verilindje, duke vrarë së paku 20 veta dhe lënduar 87 të tjerë.
Një tjetër sulm i bërë përmes tre sulmuesve vetvrasës e kanë goditur një stacion policor në Fallujah, në perëndim të Bagdadit.
Në qytetin verior të Mosulit, persona të armatosur e kanë sulmuar një veturë ku ishin disa policë të paarmatosur.
Së paku gjashtë policë janë vrarë dhe dy të tjerë janë lënduar.
Rritja e dhunës në Irak ka shtuar frikën se vendi po rikthehet në dhunën e ashpër sektare që e kishte dërmuar këtë vend sidomos në vitin 2006 dhe 2007.
Më shumë se 4 mijë persona janë vrarë vetëm këtë vit në Irak.