Ndërlidhjet

Ashton: Qeveria shqiptare e përkushtuar ndaj integrimit evropian


Përfaqësuesja e Lartë për Politikë Jashtme të BE-së, Catherine Ashton
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë Jashtme të BE-së, Catherine Ashton
Kryeministri i ri shqiptar është duke e vazhduar vizitën e tij të parë zyrtare në Bashkimin Evropian.

Ai është takuar sot me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton e cila e ka “mirëpritur përkushtimin e qeverisë së re për dialog gjithpërfshirës politik dhe vazhdimin e rolit konstruktiv që e luan Shqipëria në rajon”.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të zyres së Baroneshës Ashton e cila gjithashtu është zëvendespresidente e Komisionit Evropian.

Ashton sipas këtij njoftimi e ka pasur një takim të ngrohtë dhe dialog të hapur me kryeministrin shqiptar në të cilën Edi Rama ka prezantuar prioritetet kryesore të qeverisë së tij.

“Jam e lumtur që e dëgjova përkushtimin e qeverisë për procesin integrues në BE të Shqipërisë”, citohet Ashton në këtë komunikatë.
XS
SM
MD
LG