Ndërlidhjet

Tregjet aziatike shënojnë rritje


Ilustrim

Ilustrim

Tregjet në Azi janë rritur një ditë pasi Rezervat Federale të Shteteve të Bashkuara kanë njoftuar se do të lehtësojnë programin e tyre të blerjes së aseteve.

Indeksi kryesor i Indonezisë ka kërcyer në 4.5 për qind, i Filipineve në 3.1 për qind dhe Nikkei i Japonisë 1.6 për qind.

Rritjet kanë pasuar fitime të përafërta në tregjet amerikane.

Investitorët presin që Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara të nisë shkurtimin e programit të blerjes së bonove prej 85 miliardë dollarësh në muaj, pas të dhënave pozitive në ekonominë amerikane.
XS
SM
MD
LG