Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga: Sulmi ndaj EULEX-it, i patolerueshëm


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dënuar ashpër sulmin ndaj pjesëtarëve të EULEX-it në afërsi të Zveçanit, që ka lënë një të vdekur dhe dy të plagosur.

“Ky sulm ndaj EULEX-it, mision ky i cili bën përpjekje të pareshtura krahas institucioneve të tjera të sigurisë, që të vendosë rend dhe ligj në tërë territorin e Republikës së Kosovës, është një akt plotësisht i patolerueshëm i forcave që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë dhe prishjen e rendit kushtetues, në kohën kur institucionet e Republikës së Kosovës po tregojnë pjekuri politike, duke u angazhuar të krijojnë një shtet gjithëpërfshirës”.

“Sulmi ndaj EULEX-it është sulm ndaj vlerave të shtetit të Kosovës”, thuhet pos tjerash në deklaratën e presidentes Jahjaga.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG