Ndërlidhjet

Situatë e ndjeshme pas incidenteve në veri


Mitrovicë

Mitrovicë

Situata në veri të Mitrovicës është bërë edhe më e ndjeshme pas vrasjes së një pjesëtari të EULEX-it, javën e kaluar, si dhe pas shpërthimit në Lagjen e Boshnjakëve.

Kështu është vlerësuar të hënën në takimin e Komitetit për siguri publike, që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Drejtori i kësaj drejtorie, Behxhet Bala, ka thënë se deri para javës së fundit ka qenë një situatë më stabile, ndërsa pas incidenteve të fundit është vërejtur një tensionim i ndjeshëm në veri.

Bala ka thënë se këto janë akte të grupeve kriminale dhe ekstremiste serbe që kanë për qëllim frikësimin e qytetarëve për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Pos rasteve të fundit kriminale, ditëve të fundit kemi edhe një fushatë të egër kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet e 3 nëntorit, ka thënë Bala.
XS
SM
MD
LG