Ndërlidhjet

Kryeministrja sllovene do të kërkojë votëbesimin e parlamentit


Kryeministrja sllovene, Alenka Bratusek
Kryeministrja sllovene, Alenka Bratusek
Kryeministrja sllovene e cila është duke u munduar që të evitojë nevojën e ndihmës ndërkombëtare, ka thënë se do të kërkojë votëbesimin në parlament, që lidhet edhe me votimin e buxhetit të vitit 2014.

Buxheti është i disenjuar që të shkurtojë shpenzimet dhe të rrisë taksat që të ndihmojë reduktimin e deficitit prej 3 % të GDP-së (Bruto Produktit Vendor) deri më 2015.

Kjo është kërkuar nga Komisioni Evropian derisa deficit këtë vit ka qenë rreth 7.9%.

Qeveria planifikon që t’ia prezantojë parlamentit buxhetin deri më 30 shtator.

“Unë do të kërkojë votëbesimin dhe do e lidhë këtë me aprovimin e buxhetit”, ka thënë kryeministrja, Alenka Bratusek për televizionin slloven mbrëmjen e së martës.

Ajo ka ardhur në pushtet në muajin mars pasi qeveria e qendrës së djathtë ra nga pushteti për shkak të një skandali korrupcioni.
XS
SM
MD
LG