Ndërlidhjet

logo-print

Davutoglu thotë Kosova është e përfshirë në TAP


Ministri i jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj është takuar me homologun turk, Ahmet Davutoglu në Nju Jork

Ministri i jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj është takuar me homologun turk, Ahmet Davutoglu në Nju Jork

Projekti i gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) ka qenë një nga temat e bisedës në mes të shefave të diplomacisë së Kosovës dhe Turqisë, Enver Hoxhaj dhe Ahmet Davotugllu, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork

Sipas një njoftimi të dërguar mediave nga Ministria e Jashtme e Kosovës, kryediplomati turk “e ka siguruar ministrin Hoxhaj se Turqia e ka përfshirë Republikën e Kosovës në TAP”.

Ndërkaq ministri i jashtëm kosovar, ka vlerësuar se me përfshirjen e Kosovës në këtë projekt, “Kosova bëhet një pjesë e rëndësishme në hartën energjetike të Ballkanit dhe Evropës, derisa në aspektin gjeopolitik i jep shtytje intensifikimit të marrëdhënieve të Kosovës me vendet e rajonit”.

Më tej në këtë njoftim ministri Enver Hoxhaj është cituar të ketë thënë se “përfshirja e Kosovës në TAP do të krijonte të ardhura vjetore të qëndrueshme. Në rrafshin ekonomik do t’i sillte Kosovës diversitet në burimet energjetike dhe padyshim se qytetarët e Kosovës do të kishin çmime më të ulëta të furnizimit me energji nëpërmjet këtij gazi”.
XS
SM
MD
LG