Ndërlidhjet

Rusia burgos 30 aktivistë të “Greenpeace”


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet ruse kanë burgosur 30 aktivistë të organizatës mjedisore Greenpeace në qytetin Murmansk.

Rojet bregdetare ruse i kanë marrë ata nga anija e tyre në Arktik javën e kaluar.

Greenpeace thotë se, deri më tash, pesë prej tyre janë marrë në pyetje.

Aktivistët kanë qenë duke protestuar kundër shpimit për naftë në Arktik.

Prokurorët rusë i kanë akuzuar për pirateri pasi dy aktivistë kanë bërë përpjekje të ngjiten në një bazament të Gazprom-it në det të hapur.

Akuza për pirateri në Rusi bart dënimin me brugim deri në 15 vjet, varësisht nga serioziteti i veprës.

Në mesin e të arrestuarve janë gjashtë britanikë.
XS
SM
MD
LG