Ndërlidhjet

Policia turke i zë kurdët e arratisur nga burgu


(Ilustrim)
(Ilustrim)
18 kurdët që u arratisën nga burgu përmes një tuneli 70 metra të gjatë në pjesën jug-lindore të Turqisë janë kapur sërish nga policia turke, raporton Reuters.

Të arratisurit, të cilët kanë qenë të dënuar apo akuzuar për shkak të lidhjeve me Partinë ilegale Kurde të Punës (PKK), ikën nga burgu të mërkurën.

Forcat e sigurisë kanë arritur t’i kapin ata në një zonë malore, në fshatin Ortacanak, rreth 16 km larg qytetit Bingol.

PKK është duke luftuar kundër Turqisë që 29 vjet duke kërkuar më shumë autonomi në pjesën jug-lindore të Turqisë, ndërsa përgjatë këtij konflikti, më shumë se 40 mijë persona, kryesisht kurdë janë vrarë.

Grupi kishte shpallur armëpushim dhe kishte tërhequr luftëtarët e saj prej Turqisë në Irakun verior këtë vit, pasi qeveria kishte nisur bisedimet për paqe me liderin e burgosur kurd, Abudllah Ocalan.
XS
SM
MD
LG