Ndërlidhjet

Sindikata i konsideron të paligjshme zgjedhjet në BIK


Prishtinë (foto ilustruese)
Prishtinë (foto ilustruese)
Sindikata e Bashkësisë Islame të Kosovës ka reaguar ndaj shpalljes së zgjedhjeve në BIK, duke i konsideruar atot si të paligjshme.

Sipas kësaj sindikate, prijësi Naim Tërnava po shkel mbi çdo normë shoqërore, morale dhe njerëzore vetëm për t’i ruajtur privilegjet e tij dhe të stafit të tij.

“Duke përdorur metodën makiavistre, z.Tërnava shkeli dhe po shkel çdo normë njerëzore, morale dhe fetare duke krijuar tollovi e përçarje në mesin e punonjësve dhe besimtarëve, vetëm e vetëm për të ruajtur privilegjet e tij dhe të stafit të tij të ngushtë”, thuhet në kumtesën e BIK-ut.

"Të ashtuquajturat shpallje të zgjedhjeve qendrore, të cilat po mbahen këto ditë në terren, kinse për të pozuar kandidatët për kryetar të BIK-ut, nuk janë tjetër vetëm se vazhdimësi e parregullsive dhe kulminacion i së keqes në këtë institucion tonin dhe tuajin”, thuhet më në kumtesë.

Sindikata ka bërë thirrje që "të ndalen veprimet brenda BIK-ut dhe të vendoset ligjshmëria".
XS
SM
MD
LG