Ndërlidhjet

Irani mund të rinisë fluturimet direkte në SHBA


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka urdhëruar autoritetet e aviacionit që të shqyrtojnë mundësinë e rinisjes së fluturimeve direkte midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, për herë të parë në më shumë se tre dekada.

Këshilltari i presidentit, Akbar Torkan, ka thënë se Rohani do që t’i lehtësojë problemet për emigrantët iranianë.

Rohani, në kohët e fundit, ka deklaruar disa herë se dëshiron t’i përmirësojë marrëdhëniet me Perëndimin.

Të premten, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka pasur një bisedë telefonike me Rohanin – e para midis presidentëve të dy vendeve qysh në vitin 1979.
XS
SM
MD
LG