Ndërlidhjet

Venezuela dëbon tre diplomatë amerikanë


Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro.
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro.
Venezuela ka dëbuar një diplomat të lartë amerikan dhe dy punonjës të tjerë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, duke thënë se ata kanë punuar me kundërshtarët politikë të Qeverisë së presidentit Nicolas Maduro dhe kanë bërë përpjekje të destabilizojnë Venezuelën.

Maduro, në një paraqitje televizive, ka thënë se amerikanët kanë 48 orë për të lënë vendin.

Ai ka thënë se autoritetet kanë zbuluar një grup zyrtarësh në ambasadën amerikane që kanë mbështetur djathtistët ekstremë dhe kanë financuar aktet për sabotazh kundër sistemit elektrik dhe ekonomisë së Venezuelës.

Në mesin e të dëbuarve është e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë, Kelly Keiderling.
XS
SM
MD
LG