Ndërlidhjet

Netanyahu i kërkon Obamës presion mbi Iranin


Netanyahu dhe Obama

Netanyahu dhe Obama

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka bërë thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, që të vazhdojë presionin mbi Iranin.

Obama dhe Netanyahu janë takuar në Shtëpinë e Bardhë, tre ditë pasi presidenti amerikan dhe ai iranian kanë folur në telefon. Ky ka qenë kontakti i parë midis SHBA-së dhe Iranit në nivel të tillë, në më shumë se tre dekada.

Obama ka thënë se Irani duhet të dëshmojë sinqeritetin e tij në negociata, duke ndërmarrë aksione që zgjidhin shqetësimet për programin e tij bërthamor.

Ai është zotuar se SHBA-ja nuk do të lehtësojë para kohe sanksionet mbi Republikën Islamike dhe ka thënë se aksioni ushtarak mbetet opsion.

Izraeli ka akuzuar Iranin se përpiqet të shfrytëzojë negociatat për të fituar kohë në zhvillimin e armës bërthamore.

Irani thotë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG