Ndërlidhjet

Në Bosnjë nis regjistrimi i popullsisë


Ilustrim
Ilustrim
Në Bosnjë dhe Hercegovinë sot nis regjistrimi i popullsisë, i cili do të zgjasë deri më 15 tetor.

Pritet që Bosnja të dijë përfundimisht se sa banorë ka, si dhe të marrë të dhëna për strukturën sociale dhe ekonomike të vendit.

Për kryerjen e regjistrimit janë angazhuar rreth 23,000 njerëz, ndërsa rezultatet e para do të publikohen 90 ditë pas përfundimit të tij.

Edhe pse regjistrimi i popullsisë bëhet çdo dhjetë vjet, procesi i tillë në Bosnjë ndodh pas më shumë se dy dekadash.

Për dy rrethet e mëparshme të regjistrimit, që janë realizuar gati në gjithë botën, Eurostat-i ka thënë se Bosnja nuk ka qenë e gatshme.
XS
SM
MD
LG