Ndërlidhjet

Liria e çasjes në internet shënon rënie


Ilustrim
Ilustrim
Freedom House thotë se liria e përdorimit të internetit ka shënuar rënie globale gjatë vitit të kaluar, nën hijen e mbikqyrjes, ligjeve të reja për kontrollimin e përmabjtjes së webit, dhe rritjes së numrit të arrestimeve të përdoruesve të mediave sociale.

Megjithatë, Freedom House thotë se aktivistët po bëhen më efektivë në rritjen e vetëdijes për kërcënimet.

Të dhënat janë publikuar sot në një raport që përfshin 60 vende dhe kap periudhën kohore nga Maji 2012 deri në Prill 2013.

Raporti thotë se Irani, Kuba dhe Kina mbesin vendet të cilat e cënojnë më së shumti çasjen në internet. Liria e përdorimit të internetit cënohet ndjeshëm edhe në vende si Bjellorusia, Pakistani, Uzbekistani, Azerbajxhani dhe Rusia, të cilat kualifikohen si gjysmë të lira.

Raporti liston bllokimin, filtrimin, mbikqyrjen, arrestimet, sulmet fizike dhe vrasjet, si metodat më te shpeshta qeveritare për cënimin e të drejtës së përdorimit të internetit.
XS
SM
MD
LG