Ndërlidhjet

logo-print

Human Rights Watch: Rusia keqtrajtoi punëtorët emigrantë


Logo e Human Rights Watch

Logo e Human Rights Watch

Human Rights Watch (HRW) thotë se autoritetet ruse në qytetin Sochi kanë mbajtur nën arrest shumë punonjës emigrantë në kushte johumane.

HRW thotë se rezulton që shumica prej tyre janë mbajtur në qendrat e ndalimit për shkak të pamjes së tyre fizike josllave.

Arrestimet ndodhën më pak se pesë muaj para se në Rusi të mbahen Lojërat Olimpike Botërore 2014.

Në një komunikatë për media, Jane Buchanan nga HRW thotë se “është e tmerrshme se si emigrantët të cilët ndihmuan në ndërtimin e mjediseve të ndryshme ku do të mbahen lojërat olimpike, të trajtohen në mënyrë të tillë dhe më pas të deportohen”.

Buchanan i ka bërë thirrje Komitetit Olimpik që të dërgojë një “mesazh të qartë” që veprime të tilla janë plotësisht të papranueshme për një vend nikoqir të lojërave olimpike.
XS
SM
MD
LG