Ndërlidhjet

Siri: Jepen më tepër detaje për armatimin kimik


Pamjue nga një lagje e shkatërruar e Damaskut nga lufta në Siri
Pamjue nga një lagje e shkatërruar e Damaskut nga lufta në Siri
Siria u ka dhënë ekspertëve ndërkombëtarë më tepër detaje për programin e vet të armatimit kimik.

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar mbrëmë vonë se Organiztata për Ndalimin e Armatimit Kimik (OPCW), kishte marrë informacione të reja nga Damasku, megjithqë nuk ka zbuluar asnjë detaj.

Javën e kaluar, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar eliminimin e arsenalit të armatimit kimik të Sirisë.

Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik është përgjegjëse për mbikëqyrjen e kësaj detyre.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se ekspertët e armatimit kimikë kishin bërë “progres fillestar inkurajues” dhe kanë shfaqur shpresën se javën e ardhshme do të filloj shkatërrimi i pajisjeve të armatimit kimik të Sirisë.
XS
SM
MD
LG