Ndërlidhjet

Iran: Khamenei thotë se nuk u beson SHBA-ve


Ajatollah Ali Khamenei

Ajatollah Ali Khamenei

Lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, thotë se e ka mbështetur nismën diplomatike të presidentit iranian, Hassan Rohani, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, javën e kaluar, por se ai vetë nuk u beson Shteteve të Bashkuara si partner për negociata.

Në komentet e tij të para pas pjesëmarrjes së Rohanit në takimet në OKB, Khamenei tha se “derisa ne jemi optimistë për personelin diplomatik të qeverisë sonë, ne jemi pesimistë për amerikanët”.

Mëtutje, Khamenei theksoi se “qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk është për t’i besuar, sepse nuk i mbanë premtimet”.

Ai pastaj tha se “disa nga ato që ndodhën në udhëtimin në Nju Jork nuk ishin përkatëse”, por nuk ka shpjeguar më hollësisht se çka do të thotë kjo.
XS
SM
MD
LG