Ndërlidhjet

Afganistani dhe NATO – dallime lidhur me vrasjen e civilëve


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët afganë dhe ata të NATO-s kanë shprehur pikëpamje të ndryshme nëse gjatë një sulmi ajror në provincën lindore Nangarhar, ishin marrë në shënjestër dhe ishin vrarë pesë civilë.

Zëdhënësi provincial policor, Hazrat Hussain Mashreqiwal, tha sot se pesë viktimat ishin një grup i shokëve, të moshës prej 12 e deri në 20 vjeçare, që ishin në gjueti për zogjë, me armatim ajror në rajonin Saraça, disa kilometra nga qyteti Xhalalabad, që është kryeqytet i provincës Nagarhar.

Por, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tha se sulmi i së premtes i kishte në shënjestër kryengritësit afër një aeroporti, që shfrytëzohet nga forcat e NATO-s, dhe se raportet e para tregojnë se nuk ka pasur viktima civile.
XS
SM
MD
LG