Ndërlidhjet

Në Bali nisin diskutimet për ekonominë globale


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Bali, 7 tetor 2013.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Bali, 7 tetor 2013.
Udhëheqësit e Azi-Paqësorit janë duke diskutuar për forcimin e ekonomisë rajonale dhe globale në një samit që po mbahet në Bali të Indonezisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka anuluar pjesëmarrjen e tij në këtë takim, për shkak të mbylljes së Qeverisë amerikane.

Sekretari i Shtetit, John Kerry, i cili po zëvendëson Obamën, u ka thënë udhëheqësve të biznesit në margjina të samitit se Shtetet e Bashkuara mbesin të angazhuara në rajon.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka thënë se rimkëmbja ekonomike globale do të jetë “një proces i gjatë dhe torturues”.

Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin, u ka bërë thirrje vendeve aziatike që të investojnë në projektë të mëdha ruse, sepse Rusia do të krijojë kushte të nevojshme për kompanitë e huaja.

Putini po ashtu ka thënë se vendimi i Obamës për të anuluar pjesëmarrjen është i justifikueshëm.
XS
SM
MD
LG