Ndërlidhjet

Bali: APEC përfundoi me premtim për liberalizim tregtar


Sekretari amerikan i shtetit John Kerry (djathtas) dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavror gjatë një takimi në kuadër të samitit APEC
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry (djathtas) dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavror gjatë një takimi në kuadër të samitit APEC
Liderët e rajonit Azi-Paqësor e kanë përfunduar samitin e tyre vjetor me premtime për “t’i dyfishuar përpjekjet” për liberalizim të tregut dhe për arritje të rritjes së qëndrueshme.

Grupi Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) përbëhet prej 21 shteteve, me një popullatë prej 3 miliardë njerëzish, dhe me më tepër se gjysmën e prodhimit ekonomik botëror .

Në të marrin pjesë vendet prej Bruneit e deri te Kina, Japonia, Shtetet e Bashkuara, e të tjera.

Në këtë samit dyditësh në Bali të Indonezisë, ishte e dukshme mospjesëmarrja e presidentit amerikan, Barack Obama, për shkak të mbylljes së pjesërishme të qeverisë amerikane.

Duke e zëvendësuar presidentin Obama, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka synuar t’i siguroj liderët e APEC-ut për vazhdimin e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara për këtë rajon.

Vitin e ardhshëm samiti do të mbahet në Kinë.
XS
SM
MD
LG