Ndërlidhjet

Putin: SHBA dhe Rusia – mirëkuptim lidhur me Sirinë


John Kerry (djathtas) dhe Vlladimir Putin në samitin APEC në Bali të Indonezisë
John Kerry (djathtas) dhe Vlladimir Putin në samitin APEC në Bali të Indonezisë
Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, thotë se Moska dhe Uashingtoni kanë “mirëkuptim të përbashkët” për atë që duhet të bëhet në Siri.

Duke folur para reporterëve në Bali të Indonezisë, pas takimit me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, në fund të samitit të organizatës APEC, zoti Putin e ka lavdëruar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara, dhe tha se beson se ekspertët do të jenë të aftë ta kryejnë detyrën e tyre për eliminimin e armatimit kimit të Sirisë, brenda një viti.

Ai, poashtu, theksoi se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ishte duke bashkëpunuar “shumë aktivisht” me inspektorët ndërkombëtarë të armatimit kimik.
XS
SM
MD
LG