Ndërlidhjet

Kirgizi: Protestuesit e minierës zhbllokojnë rrugën


Nga protestat e mëhershme për nacionalizimin e minierës
Nga protestat e mëhershme për nacionalizimin e minierës
Protestuesit të cilët kërkonin nacionalizimin e minierës më të madhe të arit në Kirgizi, kanë hequr barrikadat nga një autostradë, në një provincë veriore të këtij vendi.

Zyrtarët lokalë po mbajnë takime me protestuesit.

Rreth 400 protestues bllokuan rrugën mëngjesin e hershëm të së martës, një ditë pasi policia shpërndau protestuesit, të cilët e kishin mbajtur peng një zyrtar të qeverisë lokale për disa orë.

Megjithatë, reth 100 protestues po vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e barrikadës, duke kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar.

Në fund të majit, mijëra protestues u përleshën me policinë, derisa po kërkonin nacionalizimin e minierës.

Incidenti shtyri qeverinë që të dilte me një memorandum muajin e kaluar, i cili parasheh një marrëveshje të re me kompaninë kanadeze Centerra Gold, që aktualisht operon me minierën.
XS
SM
MD
LG