Ndërlidhjet

Egjipt: Gjykimi i Morsit nis në nëntor


Poster i Morsit, Egjipt
Poster i Morsit, Egjipt
Një gjykatë në Kajro e ka caktuar 4 nëntorin si datën e fillimit për gjykimin e presidentit të rrëzuar Muhammad Morsi, nën akuzat për nxitjen e vrasjes së protestuesve, të cilët po protestonin jashtë pallatit të tij derisa ai ishte ende në pushtet.

Agjencia shtetërore e lajmeve MENA njofton se Morsi së bashku me 14 anëtarë të tjerë të Vëllazërisë Muslimave, do të gjykohen nga një gjykatë për krime.

Morsi u rrëzua nga ushtria me 3 korrik, pas protestave masive kundër regjimit të tij.

Ushtria po e mban Morsin në një vend sekret që nga ajo kohë.
XS
SM
MD
LG