Ndërlidhjet

SHBA: Dy burra ekzekutohen me inxheksion


Ilustrim
Ilustrim
Dy persona janë ekzekutuar në Shtetet e Bashkuara pas dënimit të tyre për vrasje.

Jeta e tyre ka përfunduar të mërkurën, pasi u është dhënë inxheksioni pentobarbital.

Në Teksas, Michael Yowell, 43 vjeç, është ekzekutuar për vrasjen e prindërve të tij më 1998, ndërsa në Arizona, Edward Schad, 71 vjeç, është ekzekutuar për vrasjen e një personi më 1978.

Pentobarbital nuk është miratuar nga autoritetet rregullatore të SHBA-së.

Të dy burrat kanë bërë përpjekje të sfidojnë përdorimin e tij për ekzekutim, por gjykatësit kanë vendosur kundër tyre.

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia janë të vetmet demokraci të mëdha industriale ku praktika e ndëshkimit kapital vazhdon të zbatohet.
XS
SM
MD
LG