Ndërlidhjet

Indi: Nga rrëmuja në një tempull – 60 të vrarë


Ilustrim i një manifestimi fetar Hindu në Indi
Ilustrim i një manifestimi fetar Hindu në Indi
Policia e Indisë thotë se nga një rrëmujë e krijuar në një urë afër një tempulli Hindu, janë vrarë së paku 60 vetë dhe plagosur më se 100 të tjerë.

Sipas policisë, shumë prej të vrarëve kishin kërcyer në ujë.

Në tempullin Ratangarh ishin tubuar dhjetëra mijëra njerëz, që merrin pjesë në një festival fetar.

Paniku ishte krijuar për shkak të thashethemeve se ura mund të shkatërrohej pasi, më herët gjatë ditës, ishte goditur nga një traktor.
XS
SM
MD
LG