Ndërlidhjet

Rusi: Sulmohet gazetari i Novaya Gazeta


 Sergei Sokolov
Sergei Sokolov
Sergei Sokolov, zv. redaktor në gazetën ruse Novaya Gazeta, është rrahur dhe plaçkitur në Moske.

Burime të policisë, të cituara nga Interfax, bëjnë të ditur se Sokolov ishte sulmuar derisa po shkonte në shtëpi, dhe se çanta e tij që përmbante një lap top dhe një hard disk, ishte vjedhur.

Burimet thanë se Sokolov ishte dërguar në spital, ku edhe kishte marrë trajtimin e parë mjekësor.

Në vitin 2012, Sokolov kishte bërë të ditur se ishte kërcënuar nga shefi i Komitetit Hetues Rus, Aleksandr Bastrykin.

Sipas gazetarit, Bastrykin, i pakënaqur me një artikull rreth tij, e kishte dërguar atë në një pyll, ku edhe e kishte kërcënuar se do ta vriste.

Rasti kishte nxitur protesta nga organizata të ndryshme për mbrotjen e lirisë së mediave.

Novaya Gazeta njihet për raportimet e saj hulumtuese rreth abuzimeve qeveritare dhe korrupsionit.
XS
SM
MD
LG