Ndërlidhjet

Afganistan: Një burrë në uniformë vret ushtarin e NATO-s


Forcat e NATO-s në Afganistan
Forcat e NATO-s në Afganistan
NATO njofton se një burrë që mbante uniformë të Ushtrisë Afgane, ka vrarë një nga pjesëtarët e saj në lindje të Afganistanit.

Aleanca tha se incidenti ndodhi të dielen por nuk dha detaje për rastin.

Një zyrtar afgan ka bërë të ditur se sulmi kishte ndodhur në provincën Paktika.

Shumica e trupave të NATO-s që shërbejnë në lindje të Afganistanit janë nga Shtetet e Bashkuara.

Së paku pesëmbëdhjetë ushtarë janë vrarë këtë vit, në të ashtuquajturat “sulme të brendshme”.

Aktualisht NATO ka rreth 87 mijë trupa në Afganistan.

Të shtunën, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe presidenti afgan Hamid Karzai, bënë të ditur se kanë arritur një pajtim preliminar për një pakt sigurie, i cili do të mbante disa forca amerikane në këtë vend, edhe pas tërheqjes së shumicës së trupave të huaja deri në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG