Ndërlidhjet

Publikohet lista e projekteve energjetike për financim nga BE-ja


Logo e Komisionit Europian
Logo e Komisionit Europian
Komisioni Europian ka publikuar një listë të përbërë nga 250 projekte energjetike, përfshirë disa në Ballkanin Perëndimor, që i plotësojnë kriteret për financim nga fondet e BE-së, për periudhën 2014-2020.

Projektet , të cilat synojnë diversifikimin e burimeve të energjisë së vendeve anëtare, mund të përfitojnë fonde deri në 5,85 miliardë euro.

Shumë lidhje ndërshtetërore energjetike të vendeve ballkanike, janë të përfshira në këtë projekt.

Lista do t’i dërgohet Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Europian, të cilat kanë dy muaj kohë për t'i pranuar, refuzuar ose kërkuar ndryshime për këto projekte.
XS
SM
MD
LG