Ndërlidhjet

SHBA: Obama i ftoi liderët e Kongresit në Shtëpinë e Bardhë


Pamje nga Uashingtoni
Pamje nga Uashingtoni
Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka ftuar liderët e Kongresit amerikan në Shtëpinë e Bardhë, në përpjekje për ta zgjidhur bllokadën e cila kërcënon që Thesari i Shteteve të Bashkuara, të mos jetë në gjendje t’i paguajë borxhet e veta.

Obama dhe zëvendës presidenti Joe Biden, do të takohen me liderët kongresionalë sonte më vonë, për të diskutuar lidhur me mundësinë për rritjen e kulmit të borxhit amerikan.

Negociatat e fundjavës për zgjidhjen e kësaj krize fiskale në Shtetet e Bashkuara, përfunduan pa marrëveshje ndërmjet demokratëve të presidentit Obama dhe republikanëve opozitarë, që e kanë shumicën në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Njëherësh po vazhdon mbyllja e pjesërishme e qeverisë amerikane, e cila sot ka hyrë në javën e tretë.

Afati për arritjen e marrëveshjes është deri më 17 tetor.
XS
SM
MD
LG