Ndërlidhjet

Zgjatet misioni i PE-së për rastin Tymoshenko


Yulia Tymoshenko në kohën kur ka qenë kryeministre. Maj, 2009.
Yulia Tymoshenko në kohën kur ka qenë kryeministre. Maj, 2009.
Misioni i Parlamentit Evropian, i cili mbikëqyr rastin e ish-kryeministres së burgosur të Ukrainës, Yulia Tymoshenko, është zgjatur deri në mes të nëntorit.

Vendimi është marrë të martën, pas raportimit të të dërguarve të PE-së, ish-presidentit të këtij organi, Pat Cox, dhe ish-presidentit të Polonisë, Aleksander Kwasniewski.

Tymoshenko është dënuar me shtatë vjet heqje lirie në vitin 2011, për, siç është thënë, abuzim me detyrën zyrtare.

Megjithatë, prapa rastit thuhet se qëndrojnë motive politike.
XS
SM
MD
LG