Ndërlidhjet

Filipine: Arrin në 144 numri i të vdekurve nga tërmeti


Dëmet nga tërmeti në Filipine
Dëmet nga tërmeti në Filipine
Autoritetet ne Filipine bëjnë të ditur se shifra e të vdekurve nga tërmeti i së martës, ka shkuar në 144 persona, ndërsa 23 vazhdojnë të mbeten të zhdukur.

Zyrtarë të Mbrojtjes Civile njoftojnë se 291 persona të tjerë janë lënduar nga tërmeti.

Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit Cebu, një nga qytetet më të mëdha në vend.

Shumë ndërtesa janë shkatërruar plotësisht, por zyrtarët thonë se për fat, si rrjedhojë e festës së Bajramit, shume shkolla dhe ndërtesa të tjera ishin të boshatisura, në kohën kur ndodhi tërmeti.
XS
SM
MD
LG