Ndërlidhjet

Francë: Protesta kundër ekstradimit të 15-vjeçares nga Kosova


Studentët francezë përleshen me policinë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:49 0:00

Studentët francezë përleshen me policinë

Në Francë kanë vazhduar reagimet pas ekstradimit të një familjeje nga Kosova, veçanërisht të vajzës së tyre pesëmbëdhjetë vjeçare.

Qeveria franceze ka bërë të ditur një ditë më parë se do të hetojë trajtimin që i është bërë 15 vjeçares, Leonarda Dibrani, në prani të nxënësve të tjerë të klasës, nga ana e policisë, derisa ajo dhe familja e saj ishin në procedurë ekstradimi, si imigrantë të paligjshëm.

Qindra nxënës kanë bllokuar sot rreth njëzet shkolla të mesme në rajonin e Parisit, në shenjë proteste, derisa ministri më popullor i qeverisë Hollande, është vënë në shenjestër të kritikave të ashpra, raporton Reuters.

Zyrtarë nga vetë Partia Socialiste e ministrit të brendshëm Manuel Valls e kanë akuzuar atë për tradhëti ndaj parimeve të së majtës, për politikat e këtij të fundit rreth ekstradimit të imigrantëve.

Zyrtarë francezë kanë premtuar hetime të menjëhershme për rastin, dhe kanë thënë se familjes në fjalë do t’i lejohet hyrja në Francë nëse dëshmohet se policia i ka thyer rregullat gjatë arrestimit të vajzës.

Grupe për të drejtat e imigrantëve, e madje edhe anëtarë të Partisë Socialiste, e cila është në pushtet, i kanë quajtur mënyrat e ekstradimit, si shokuese.

Familja Dibrani, la Kosovën rreth pesë vjet më parë, për shkak të përkatësisë së tyre rome, e cila sipas aktivistit Jean-Jacques Boy, i përballë ata me diskriminim dhe mundësi më të pakta.

Agjencia e lajmeve AP ka raportuar se kësaj familjeje i ishte refuzuar kërkesa për azil, prandaj ata duhej të largoheshin nga Franca. Si rrjedhojë policia arrestoi të gjithë familjen, me perjashtim të njërës prej vajzave, e cila ishte në një udhëtim me shkollën.

Policia e arrestoi atë, në praninë e të gjithë nxënësve të tjerë, në momentin që autobusi ku ajo ndodhej u kthye nga udhëtimi.

Ministri i Brendshëm, Manuel Valls, i cili po përballet me kritika të fuqishme për rastin, tha se do të nisin hetimet, të cilat do të analizojnë mënyrën se si u arrestua vajza.

Çështja e ekstradimit të romëve vazhdon të jetë temë shumë e ndjeshme në Francë.


XS
SM
MD
LG