Ndërlidhjet

SHBA: Punëtorët federalë qeveritarë kthehen në punë


Pamje nga Uashingtoni
Pamje nga Uashingtoni
Dhjetëra mijëra punëtorë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara po kthehen në punë, pasi presidenti Barack Obama, e ka nënshkruar legjislacionin me të cilin ka përfunduar mbyllja e pjesërishme, 16 ditëshe, e qeverisë dhe është evituar falimentimi financiar.

Dhjetëra mijëra punëtorëve federalë u ishte dhënë leje për të mos ardhur në punë ose ishin dërguar në shtëpi pa pagesë, gjatë mbylljes së pjesërishme të qeverisë.

Obama, mbrëmë vonë, e ka nënshkruar ligjin, pasi ai në momentin e fundit është miratuar në Dhomën Përfaqësuese, me shumicë republikane, dhe në Senat, me shumicë demokrate.

Sikur të mos ishte arritur marrëveshja në të dy Dhomat e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, atëherë qeveria nuk do të ishte në gjendje t’i pagunte borxhet e saj.

Obama i ka falënderuar ligjvënësit republikanë dhe demokratë për arritjen e kompromisit.
XS
SM
MD
LG