Ndërlidhjet

Indi: Arrestohen 35 persona në një anije amerikane


Ilustrim

Ilustrim

India ka arrestuar 35 persona, të cilët ndodheshin në bordin e një anijeje amerikane, me arsyetimin se ajo po bartte armë dhe municion.

Njoftime nga India bëjnë të ditur se 10 anëtarë të ekuipazhit dhe 25 roje të sigurisë, u arrestuan pasi dështuan ta paraqisnin dokumentacionin e duhur për armët e gjetura në anije.

Thuhet se kapiteni i anijes iu kishte thënë autoriteteve se kompania ofron shërbime të përcjelles së armatosur për anijet tregëtare, të cilat duhet të kalojnë nëpër ujërat e oqeanit Indian, që dominohen nga piratët.

Anija u soll në një port në Indi më 12 tetor, dhe autoritetet thonë se duhet të rrijë aty derisa të përfundohen hetimet.

Anija amerikane, është e regjistruar në Sierra Leone.
XS
SM
MD
LG