Ndërlidhjet

SHBA: Arrestohet shtetasi që synonte Al-Kaidën


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë arrestuar një 25-vjeçar, shtetas amerikan, nën akuzat se ka planifikuar të udhëtojë në Jemen, për t’iu bashkuar Al-Kaidës.

Marcos Alonso Zea është kapur të premten në shtëpinë e tij në Nju Jork. Ai akuzohet për konspiracion për të kryer vrasje në një vend të huaj, duke bërë përpjekje për të mbështetur terroristët dhe për të penguar drejtësinë.

Zyrtarët po ashtu kanë thënë se Zea ka tentuar të shkatërrojë kompjuterin e tij kur ka kuptuar se është nën hetime.

“Pavarësisht se ka lindur dhe është rritur në Shtetet e Bashkuara, Zea dyshohet se ka tradhtuar vendin e tij dhe ka bërë përpjekje të udhëtojë në Jemen për t’iu bashkuar një organizate terroriste dhe për të kryer vrasje”, ka thënë përfaqësuesja ligjore e SHBA-së, Loretta Lynch.
XS
SM
MD
LG