Ndërlidhjet

Amos kërkon armëpushim në Siri


Valerie Amos

Valerie Amos

Komisionarja për ndihma humanitare e Kombeve të Bashkuara, Valerie Amos, ka bërë thirrje për armëpushim në një lagje të rrethuar të Damaskut, në mënyrë që banorët e atjeshëm të furnizohen me ushqime dhe ndihma mjekësore.

Amos ka thënë se rreth 3,000 njerëz janë evakuuar nga lagja Modamjet al-Sham javën e kaluar dhe se një numër i njëjtë i banorëve ose më shumë mbeten të rrethuar.

Ajo ka thënë se bombardimet dhe luftimet e vazhdueshme pengojnë punëtorët e ndihmës që të kenë qasje në këtë zonë.

Amos po ashtu ka thënë Modamjet al-Sham nuk është e vetmja hapësirë ku civilët janë të rrethuar dhe vuajnë për ushqim.

Kjo zonë, në pjesë të madhe, kontrollohet nga rebelët që bëjnë përpjekje të rrëzojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG